Connect with us

Kosova

Konflikt i hapur në Veri/ Vuçiç nuk do zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën

Florian Bieber, politolog dhe profesor i Universitetit të Gracit, ekspert për Ballkanin, ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiç nuk është i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën, pasi preferon konflikt të hapur.

Sipas tij, duhet të ketë një qeveri të re në Serbi pa Vuçiçin në krye, dhe një nxitje e fortë ndërkombëtare në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Eksperti austriak theksoi se Serbia është bërë më armiqësore ndaj Kosovës dhe Perëndimit që kur Vuçic erdhi në pushtet dhe mediat e tij po propagandojnë çdo ditë lajme anti-perëndimore dhe anti-kosovare.

Duke parë aktualitetin politik, profesori universitar shtoi se do të duhej që marrëveshjet e arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të nënshkruheshin zyrtarisht dhe të bëheshin dokumente detyruese publike.

“Besoj se qeveria serbe realisht nuk është e interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme, sepse presidenti aktual preferon konfliktin e hapur. Dhe pastaj kjo më sjell në sfidën më të madhe, ndoshta është se si të zhvendoset opinioni publik në Serbi për të qenë më pranues i ekzistencës së Kosovës si shtet” – theksoi Bieber

I puetur se cilat janë sfidat kryesore që duhet të tejkalojnë Kosova dhe Serbia për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, dhe si mund të ndihmojnë aktorët ndërkombëtarë në këtë process, eksperti deklaroi: –

“Unë do të thosha se sfidat kryesore janë para së gjithash, mungesa e stimujve për të dyja, por në veçanti për Serbinë. Në përgjithësi, ka më shumë stimuj për Serbinë për të ruajtur status quo-në, pasi supozimi deri më tani ka qenë se anëtarësimi në BE, mjafton për Serbinë, por kjo vështirë se është një motivim për qeverinë aktuale. Dhe së dyti, besoj se qeveria serbe realisht nuk është e interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme, sepse presidenti aktual preferon konfliktin e hapur. Dhe pastaj kjo çon në sfidën më të madhe qe është se si të zhvendoset opinioni publik në Serbi për të qenë më pranues i ekzistencës së Kosovës si shtet.

Dhe kjo është diçka që natyrisht kërkon jo vetëm ndërhyrje të jashtme, por edhe ndryshim në politikën e brendshme. Dhe dyshoj se kjo është e mundur me qeverinë aktuale të Aleksandar Vuçiqit. Pasi të ketë një qeveri të re, dhe angazhim më të fortë ndërkombëtarë, një rrugë më e besueshme në BE dhe të gjitha përfitimet do të ishin të dobishme”

Teksa presidenti serb ka deklaruar se nëse do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe do të njohë pavarësinë e Kosovën, ai do të ishte kandidat për çmimin Nobel, analisti I njohur u pyet nese kjo tregon se Vucic ka nje rol jo konstruktiv, pasi ndoshta për shkak edhe të nacionalizmit të tepruar nuk është i interesuar për marrëveshje përfundimtare, Bieber theksoi” –

“Atij nuk do t’i shërbente arritja e një zgjidhjeje apo marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Dhe për më tepër, e ndihmon për ta mbajtur ceshtjen të hapur dhe për të bërë lëshime graduale, pasi i jep atij më shumë përfitime sepse e lejon ta përdorë për t’e mbajtur bashkëpunime më të ngushta me Bashkimin Evropian”

 

Advertisement