Kosova
Rada Trajkoviç tregon çfarë fshihet pas fotografisë/ Plani për diskreditim
Rada Trajkoviç, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, i ka reaguar ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, pasi u publikua një fotografi ku kz i fundit ndodhet në një takim privat me Milan Radojçiç, kreun e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator.
Sipas Trajkoviç, fotografia mund të jetë hedhur në qarkullim nga rrethi i tij i ngushtë, me qëllim diskreditimin e Gjuriç, për të cilin diskutohet se mund të marr postin e kreut të qeverisë se re në Serbi, paa disa ditësh. Kjo me qëllim që ta diskreditojnë në kohën kur po raportohet se Gjuriq do të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë.
“Është e qartë se kjo gjë ka shqetësuar dikë dhe fotografia e hedhur në treg, ka për qëllim ta diskreditojë Marko Gjuriç-in” – ka shkruar Trajkoviç në platformën X.
Gjuriç, për takimin me terroristin Radoicic tha se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje” kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla.
“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim në Serbi, pas shërbimit që i bëra shtetit, në detyrën që pata në SHBA. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”- ka shkruar Gjuriç në platformën X duke potencuar: –
“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta, gjithashtu në kuadër të punës sime, jam takuar e biseduar me udhëheqës të shumtë shqiptarë” – ka vijuar Gjuriç reagimin e tij. Ai ka tentuar të largojë vëmendjen nga takimi me Radoiçiç, duke thënë se takime ka pasur edhe me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën, dhe si rëndom akuzoi krerët e shtetit të Kosovës se po “shkelin të drejtat e serbëve”.
Gjithashtu Gjuriç paralajmëroi rikthim në politikë, siç po flitet se do marr postin në krye të qeverisë serbe, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. “Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike po bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”.- ka shkruar jo me pak nota deliri Marko Gjuriç.