Connect with us

Rajon

SHBA qep gojën/ Asnjë pasojë për ‘gjellën e restorantit”

Fotoja e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriç dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili është në listën e zezë amerikane, terroristit Milan Radoiçiç, sipas opinionit politik mund të ketë pasoja për Serbinë, por edhe për të ardhmen politike të Gjuriçit.

Gazetari i BIRN-it, Sasha Dragojlo, i tha Danasit se nuk pret ndonjë kritikë serioze publike nga SHBA-ja për shkak të takimit të ambasadorit të Serbisë ndaj të cilit Amerika vendosi sanksione.

“Nuk dëgjoj ndonjë kritikë serioze publike nga SHBA, si zakonisht. Këto gjëra zgjidhen me dyer të mbyllura” – theksoi gazetari I njohur duke shtuar se është padyshim e rëndësishme të përcaktohet se kur është bërë ajo foto.

“Edhe sikur të jetë bërë në kohën kur Gjurici ishte ambasador në SHBA, dhe Radoiçic ishte në listën e zezë amerikane, dyshoj se do të kishte pasoja të rënda. Uashingtoni e konsideron qeverinë aktuale në Serbi një aleat në shumë fusha, dhe sa më shumë çështje, aq më i madh është potenciali për presion ndaj Vuçiqit për të “përfituar” prej tij, atë që Amerika do. Radoiçic prej vitesh ka qenë një nga aleatët më të fuqishëm të momenteve të veshtira te presidentit Vucic dhe kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Radoiçic di shumë dhe fakti që ai është ende i lirë, edhe pse ka pranuar se ka shkaktuar një miniluftë në veri të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, tregon se sa i fortë është ai” – potencoi Sasha Dragojlo dhe shton se është turp që qeveria është ende e gatshme t’i mbrojë keqbërjet e Radoiçiçit dhe në këtë mënyrë të sakrifikojë të ardhmen e gjithë qytetarëve të Serbisë, veçanërisht të serbëve në Kosovë.

Kurse kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova Rada Trajkovi, deklaroi se shërbimet sekrete serbe dhe ato të Kosovës po përpiqen të diskreditojnë në mënyrë të koordinuar ambasadorin Marko Gjuriç.

Advertisement