Connect with us

Kronike

“U strehua nga një grup kriminal në Lezhë”/ Babai zbulon të fshehtat e atentatit: U qëllua sapo…

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala trajtoi mbrëmjen e sotme atentatin me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash të premten e shkuar.

Pjesë nga dokumentari:

Ai kishte kohë që rrinte i fshehur. Zërat thoshin se një bandë kriminale në veri të vendit, e kishte strehuar prej muajsh në gjirin e saj, në një bazë sekrete. Aty nga ku dilte rrallë, apo i shoqëruar nga njerëz të besueshëm. Kështu kishte qenë jeta për të që nga atentati i dytë në radhë që i ishte bërë, në fillim të vitit 2022, ku edhe mbeti i plagosur, nga ku kuptoi se ata që po kërkonin ta hiqnin qafe, nuk ishin mjaftuar vetëm me sulmin e parë të ndodhur ndaj tij 6 vite më herët, ku i vendosën një sasi eksplozivi në kofanon e makinës. Por po kërkonin me çdo kusht eleminimin e tij.

Ashtu sikurse tentuan pa sukses, edhe në pritën e tretë, në muajin korrik të vitit 2023. Ku edhe pse nuk e vranë, arritën të godasin familjen e tij të ngushtë, duke i lënë të vrarë në derën e banesës, kunatin dhe lënduar, dy fëmijët e vegjël në makinë. Por duket se privimi në një bazë të fshehur, po i rrinte ngushtë së fundmi Gentjan Bejtjas, dhe për këtë arsye ai vendosi të kthehet pranë familjes, në fshatin Larushkë. Aty, ku këtë herë qitësit nuk gabuan më, dhe e lanë të vrarë, pasditen e 15 Marsit, në ambientet e brendshme të banesës së tij. Vetëm pak minuta pasi ishte kthyer aty, pas shumë kohësh mungesë. Por përse Gentjan Bejtja, dikur një ish-punonjës burgu, ishte një objektiv kaq i lakmuar për armiqtë e tij?

 

 

Çfarë dinte ai për ngjarjet e shumta kriminale që kishin ndodhur në zonën e tij, por edhe përreth. dhe cila ishte përfshirja në disa prej tyre, që çoi edhe në mbylljen njëherë e mirë të gojës së tij? Është e vështirë në mos për të thënë e pamundur, që Gentjan Bejtja, të mos kishte dijeni për shumë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos pas vitit 2013. Por po kaq e vështirë është të flasësh me siguri deri ku shkonte përfshirja e tij në këto ngjarje. Edhe pse fundi i ortakërisë së asaj që deri dje njihej si Banda e Niklës, dhe mëritë që pasuan midis krerëve të grupit, mund të kenë çuar edhe në atentatet e mëhershme ndaj tij, por edhe të fundit, ku mbeti i vrarë në oborrin e vilës së tij trekatëshe në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

“Më datë 15 Mars 2024, në fshatin Larushk, Krujë, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Gentjan Bejtja. Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur po të djegura, katër armë zjarri”, sqaronte policia.

Por për të mbetur fillimisht te atentati i fundit që i mori jetën Gentjan Bejtjes, është me interes për t’u parë edhe njëherë mënyra se si qitësit vepruan, dhe nëse kjo pritë meriton apo jo të quhet e sofistikuar. Dhe nëse babai i dy fëmijëve u nxor këtë herë në pritë dhe kush e tradhtoi? Ata të cilët po e mbanin të strehuar në një strofkull, dhe që nuk u duhej më, apo tradhtia erdhi nga brenda fshatit, aty ku ai kishte përplasjet me ata që dikur ishin miqtë, dhe me kalimin e kohës u kthyen në armiqtë e tij

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, pas atentatit të tretë që atij u bë më datë 4 korrik 2023, ku mbeti i vrarë në derën e vilës së tij në fshatin Larushk, kunati Ramazan Sino, dhe u plagos, djali i tij 13 vjeçar, Gentjan Bejtja që mendohet se kishte zbritur nga makina vetëm pak minuta para se të qëllohej, kishte vendosur të mos kthehej për disa kohë në banesë. Por kohët e fundit, ai kishte lënë arratinë dhe ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij, por këtë herë jo në banesën e tij, por në atë të prindërve, ku po strehohej së bashku me dy djemtë dhe bashkëshorten. Ai thuhet po kështu se kishte një javë që ishte zhvendosur në banesën e prindërve, vetëm pak metra larg të tijës. Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i tij, Gentjani kishte bërë këtë zgjedhje, me qëllim që të ruhej nga një sulm i radhës.

“Ditën e ngjarjes, Gentjani ndodhej në banesën tonë, ku është marrë me punë të ndryshme. Ai kishte një javë që ishte kthyer në fshat, dhe jetonte bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten në banesën tonë. Rreth pasdites, ai doli nga banesa dhe u drejtua drejt të vetës, që është pranë nesh. Por vetëm pak minuta pasi doli ne dëgjuam krisma të shumta armësh dhe vrapuam të shikonim se çfarë kishte ndodhur. Më tej babai i Gentjan Bejtjas tregoi se me të shkuar në banesën e djalit të tij, ai e gjeti atë në grahmat e fundit, ose gati të pajetë. Edhe pse u përpoqën t’i japin ndihmën e parë, kjo ndihmë rezultoi e kotë. “Sapo mbërritëm në banesën e Gentjanit, pamë që trupi i tij ishte në serën që ndodhet në krah të shtëpisë. E nxorëm deri në oborr, dhe u përpoqëm t’i japim ndihmë, por ishte e kotë. Pasi djali kishte ndërruar jetë”, shprehet babai.

Në pyetje lidhur mbi ngjarjen u mor edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas. Por, në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ajo nuk mundi të japë asnjë detaj me rëndësi për grupin hetues. Që ka vendosur ta marrë edhe njëherë në pyetje, sapo gjendja e saj psikologjike të jetë më e qëndrueshme.

Kronike

Ekzekutohet në Athinë armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e sotme (9 maj 2024) në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32 vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë. Nga atentati ka mbetur e plagosur 37 vjeçarja ndërsa djali i vogël ka parë gjithçka.

Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (Ora lokale) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mediat greke shkruajne se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe autoritetet policore ende nuk kanë dalë me një deklaratë nëse është gjallë apo i vdekur. Ndërkohë Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.

Continue Reading

Kronike

Arrestohen 8 shitës të kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)

Tetë persona janë arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë të identifikuar si Armand Losi, 33 vjeç, Gentjana Losi, dhe Gentian Troplini.

Për tre shtetasit shqiptarë dhe një tjetër me kombësi italiane drejtësia ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie ndërsa për 4 shtetasit e tjerë të gjithë italianë është caktuar masa detyrim paraqitje.

Sipas autoriteteve vendase, droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.

Continue Reading

Kronike

Makina bëhet “copë-copë”, në gjendje të rëndë shoferi (Detajet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka pësuar ftaktura të shumta në trup. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Siç mund të shikohet dhe nga foto mjeti pothuajse është shkatërruar plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Continue Reading

Kronike

Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq.

Sipas burimeve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qenë së bashku me një fëmijë në makinë.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar gjë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Motori përplas të moshuarin, ja gjendja e tij shëndetësore

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në zonën e Lungomares. Një motor ka përplasur një të moshuar teksa ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjeksësore.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të të rastit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING