Connect with us

Bota

Netanyahu anulon vizitën e delagacionit izraelit në SHBA: Tërheqje e qartë nga pozicioni i mëparshëm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar zyrtarisht një vizitë të delegacionit izraelit në Shtëpinë e Bardhë këtë javë. Në një deklaratë të postuar në internet nga transmetuesi publik Kann, zyra e kryeministrit tha se vendimi është marrë në dritën e ndryshimit në pozicionin e SHBA.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dështimi i SHBA për të vënë veton ndaj rezolutës së armëpushimit ishte një “tërheqje e qartë” nga pozicioni i saj i mëparshëm. Në Këshillin e Sigurimit në OKB, sot u miratua thirrja për armëpushim në Gaza, me votën e vendeve anëtare, ndërsa Izraeli priste që SHBA-ja të vinte veton e saj për të penguar thirrje

Kjo lëvizje e SHBA-ve ka zhgënjyer Netanyahun. Netanyahu kishte kërcënuar më parë se do ta anulonte vizitën, e cila vjen përpara një ofensive tokësore të parashikuar izraelite në Gaza, të cilën administrata Biden e ka kundërshtuar.

Sa i përket anulimit të vizitës të delagacionit  të Izraelit në SHBA, ka reaguar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Ai thotë se SHBA-ja është “shumë e zhgënjyer” që Izraeli nuk do të dërgojë delegacionin e tij në Washington në mënyrë që të kishte një bisedë të plotë mbi ofensivën e planifikuar të Izraelit në Rafah.

Advertisement