Kronike
Aksidentohen dy turistë në Majën e Jezrcës, dyshohet për një viktimë
Dy turistë kroatë janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.
Turistët kanë rrëshkitur në afërsi të liqeneve të Jezercës. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar partnerja ka ndërruar jetë.
Në ndihmë të tyre, janë nisur grupi i kërkim – shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona. Shkak i aksidentit është bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, që e bëjnë shumë të rrëshqitshme.
Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e katërta më e larta në Shqipëri dhe e gjashta më e larta në Ballkan, me lartësi 2,694 m mbi nivelin e detit.