✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Molotovë drejt Kuvendit dhe Kryeministrisë, tensionet shpërthejnë në mbrëmje

Tensionet në protestën e zhvilluar në Tiranë janë përshkallëzuar gjatë orëve të mbrëmjes, pasi disa të rinj kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe në afërsi të Kryeministrisë.

Në zonat pranë institucioneve janë pozicionuar forca të shumta policie, ndërsa përpara Kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Policia vijon të qëndrojë në gatishmëri pranë Kuvendit dhe Kryeministrisë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe për të ndërhyrë në rast se situata përkeqësohet.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa hedhja e molotovëve drejt institucioneve shtetërore shënon një tjetër episod të përplasjes mes protestuesve dhe autoriteteve.

Advertisement