Aktualitet
BE godet Kosovën/ Çfarë rrezikon nëse nuk themelon asociacionin
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë. Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe “kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë“. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.