Connect with us

Politike

Agron Shehaj: Një nga problemet më të mëdha, financimi i dyshimtë i mediave dhe partive politike

Deputeti i PD-së Agron Shehaj, theksoi se një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, është jo vetëm financimi i mediave, por dhe i partive politike.

Më tej, ai theksoi se partitë politike që kanë më shumë para, fitojnë zgjedhjet.

“Një nga problemet më të mëdha që kemi në Shqipëri është jo vetëm financimi i mediave që ka një mungesë transparence të jashtëzakonshme, por dhe financimi i partive politike. Si financohen Partitë Politike. Më pas fitojnë partitë politike që kanë më shumë para. Si financohen me para të pista. Janë pikërisht këto parti që fitojnë dhe kjo cenon demokracinë,” tha ai.

Advertisement