Connect with us

Kronike

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 500 mijë eurove të Alda Klosit! T’i kalojnë shtetit dhe apartamenti e garazhi e makina

Prokuroria e Tiranës i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë së ish-shefes së Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi. Bëhet fjalë për mbi 500 mijë euro cash, një apartament, garazh dhe makinë, pasuri të cilat sipas organit të akuzës “nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe u provua se kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal”

Paratë u gjetën gjatë kontrollit në banesën e Rozeta Dobit e cila punonte si sanitare në banesën e Alda Klosit në janar 2023. Fillimisht nga kontrolli i parë që u bë më  6 janar 2023 u gjetën dhe u sekuestrua shuma prej 58.150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë) euro.Ndërsa një ditë më pas më 07 janar 2023, ora 19.30, në banesën e saj u gjetën të fshehura në tubin e aspiratorit 404.800 (katërqind e katërmijë e teteqind).
“Hetimi penal vërtetoi se paratë dhe valuta euro/dollarë të sekuestruara në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, janë vjedhur tek banesa e shtetases Alda Klosi” informon sot (12 prill 2024) prokuroria e Tiranës 

Më 19 mars 2024 gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me  2 vite e 6 muaj burg. Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg. Për të tre të akuzuarit u aplikua gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit. Alda Klosi përfundoi dënimin me 20 muaj dhe aktualisht është në masë arresti shtëpie pasi po hetohet për fshehje të pasurisë.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Hetimet nisën në 27 dhjetor 2022 kur prokuroria regjistroi procedimin penal, 12 ditë pasi ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Nga aktet e hetimit rezultoi se më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, se tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi.

Hetimi tjeter

Gjithashtu, ndaj të pandehurës Alda Klosi, është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal dhe është dërguar kërkesa për gjykim me datë 09.10.2023.

Sa më sipër, organi i prokurorisë konkludon se shuma e parave të sekuestruara në banesën e Rozeta Dobit dhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i saj Alda Klosi, janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Këto pasuri nuk janë të justifikuara, pasi nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme dhe derisa nuk janë të deklaruara, nuk provohet ligjshmëria e tyre.

Në këto kushte, brenda afatit gjashtë mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, paraqet kërkesën për konfiskim dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

Pasuria e konfiskuar e Alda Klosit
– Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikanë, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në bankën “Credins Bank”, sipas mandateve përkatëse datë 10.01.2023;
–  Apartament me sipërfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të Alda Klosit
– Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572-G 16 ZK 8210, Vol 42,Fq 74 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të  Alda Klosit
– Autoveturë Toyota Rav 4, me targa AA170ZY, Nr. Shasie JTMBB31V50D109772, në pronësi të Alda Klosit.

Lajmi ne perditesim…

Kronike

Si nëpër filma/ Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamje nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste për personazhe të botës së krimit.

Sikurse duket në video, forcat e RENEA-s zbarkojnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, duke u ngjitur me shkallë.

Ministri Taulant Balla thotë se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultat.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Kronike

Në kërkim nga SPAK, arrestohen dy persona në Spanjë dhe Itali (EMRAT)

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme janë arrestuar në dy shtete europiane.  Raportohet se Denis Meta është vënë në pranga në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshja rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale. Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëshuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten, dënohet me burg shqiptari në Britani (EMRI)

Një 44 vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar me 15 vite burg pasi u kap në tentativë për të vrarë bashkëshorten e tij.

Për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, mediat angleze shkruajnë se Petrit Zefi ishte tepër xheloz ndaj gruas së tij dhe kishte shfaqur edhe më parë shenja agresiviteti.

Zefi i cili hyri në Britaninë e Madhe ilegalisht në vitin 2000 me anë të një kamioni, ishte një njeri aq kontrollues saqë Nataslisë, nënës së katër ffëmijëve u ndaloi të ketë telefonin e saj apo të shkonte ku të donte

Me një thikë në dorë Zefi tentoi të godiste bashkëshorten e tij por ngjarja e rëndë u parandalua me ndërhyrjen e vajzës së çiftit.

Continue Reading

Kronike

U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Kush janë tre ish-zyrtarët e lartë të policisë që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, njëri prej tyre “personazh” i njohur

Zbulohen emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë së shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër-arrest, në sajë të megaoperacionit.

Urdhër-arrest është lëshuar për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës, Klodian Jasharin, si dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA.

Ky i fundit është një emër i njohur edhe për publikun, pasi është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING