Bota
Tragjike/ U godit me thikë së bashku me foshnjën, ndërron jetë nëna 38-vjeçare
Ka ndërruar jetë nëna 38-vjeçare, e cila u godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction, në Sidnei të Australisë.
Ajo u plagos me thikë së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe nga një 40-vjeçar, por se nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve që kishte marrë. Kështu, gruaja ka humbur jetën.
Policia dhe shërbimet në spital kanë thënë se viktima të sulmit të tmerrshëm janë 5 gra dhe një burrë. Si gruaja, edhe fëmijët janë qëlluar me thikë nga 40-vjeçari, por se nëna ua dhuroi foshnjën dy burrave, që ishin aty për ta ndihmuar, shkruajnë mediat e huaja.
38-vjeçarja u dërgua në Spitalin St Vincent, por nuk mbijetoi dot. Foshnja iu nënshtrua një operacioni, për shkak të dëmtimeve në bark dhe është në gjendje të rëndë për jetën, së bashku me 7 persona të tjerë.
Autori, që ishte i njohur për policinë, u vra nga efektivët. Zëdhënësja e policisë ka konfirmuar se sulmi nuk ishte terrorist. Kjo ishte ndër ngjarjet më të rënda në Sidnei prej shumë vitesh.