Connect with us

Aktualitet

Kthehet i nxehti, ja sa pritet të arrijnë temperatura këtë të diel

Sipas MeteoAlb, orët e paradites, vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Advertisement