Kronike
Nga student ekselent mjekësie, tek vrasja e nënës/ Problemet psikologjike të Arsen Danit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ditën e djeshme ku 62-vjeçari Arsen Dani ka vrarë me thikë nënën e vetë Gjylije Dani 88-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, rreth orës 14:30, ndërsa autori i krimit dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi në apartamentin e katit të katërt të një pallati ku jetonte vetëm e moshuara me të birin, ndërsa dy fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë.
Në lidhje me ngjarjen, gazetarja Brixhilda Deda ka dhënën detaje të reja, teksa tha se është konfirmuar nga deklaratat që autori ka bërë, se vuan nga problemet me shëndetin mendor.
Për emisionin “Shqipëria LIVE”, ajo tha se dikur Dani ka qenë student ekselent dhe është diplomuar për mjekësi, por më vonë, kanë nisur problemet psikologjike që janë rënduar me kalimin e viteve.
“Tashmë është vërtetuar edhe nga deklaratat që ai dha para hetuesve se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Është shfaqur shpesh i paqëndrueshëm, teksa kur u arrestua nuk ka bërë rezistencë, por ka thënë vetëm ‘Unë kam vrarë 2 mijë vetë dhe nuk më besuat, kur vrava nënën time, më besuat’.
Sa i përket jetë së tij, ai kishte mbaruar shkollën për mjekësi, shokët dhe kolegët thonë sek ishte qenë ekselent. Ai kishte qenë shumë i shëndetshëm, nuk dihet se kur kanë nisur problemet me shëndetin mendor. Ka bërë dhe specializimin për mjekësi. Nuk dihet nëse e ka ushtruar profesionin e mjekut.”-tha gazetarja.