Connect with us

Kosova

Kosova u bë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, çfarë do të ndodhë më pas?

“Duke pasur parasysh se Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga Aleanca dhe përfaqëson vetëm një lidhje ndërmjet asaj aleance ushtarake dhe parlamenteve të vendeve anëtare apo partnerëve, përmirësimi i statusit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare nuk gjeneron asnjë pasojë për Serbinë apo Rajon. Kosova ende nuk është anëtare e Partneritetit për Paqe, dhe meqenëse Serbia është e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, ka çdo interes që të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë shkallë, pse jo edhe ta thellojë atë” – Keshtu mendojne analiste te ndryshem ne Beograd.

Igor Novakovic, drejtor i kërkimit në Qendrën për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri (fondi ISAC), i tha medias serbe Dana se vendimi që Prishtina të bëhet anëtare e asociuar e PS-së së NATO-s ishte vendim i shumicës së përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse në atë format, dhe që në asnjë mënyrë nuk lidhet me proceset e mosparandalimit të hyrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këtë rast në NATO, organizatë ku Serbia nuk është anëtare por vetëm anëtare e Partneritetit për Paqe.

I pyetur nëse Serbia ka mundur të lobojë siç ka bërë për Këshillin e Evropës, ai është përgjigjur se mundet, por mendon se nuk ka qenë qëllimi për të lobuar.

“Ky nuk është anëtarësim në NATO. Asambleja Parlamentare e NATO-s nuk është pjesë institucionale e NATO-s. Është një mekanizëm koordinues i lidhur lirshëm që ka disa kompetenca dhe nuk flet në emër të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Është një mekanizëm politik i koordinimit të parlamenteve të vendeve të NATO-s” – shpjegon Novakoviç duke treguar se
“Kur është fjala për Këshillin e Evropës, dështimi i Prishtinës për t’u anëtarësuar në ate organizate nuk është produkt i lobimit të Serbisë, por ekskluzivisht produkt i komunikimit të Prishtinës me shtetet anëtare të BE-së”

Për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ai u shpreh se do të varet nga dinamika specifike politike e Beogradit dhe Prishtinës dhe nga interesat specifike të autoriteteve në Beograd.

Advertisement