Connect with us

Kosova

Kosova në vend të dytë, rivalitet i egër Scholz- Berbok në Gjermani për Ballkanin

Ish-ambasadori i Republikes Federative te Jugosllavisë në Gjermani, Zoran Jeremiç, vlerësoi se prioritetet e Gjermanisë po lëvizin nga Ballkani në Lindje, por se çështja e Kosovës do të mbetet e pandryshuar dhe faktor shantazhi si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën.

“Qëndrimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është konstant. Mendohej se pranimi i Kosoves në KiE do të ishte një veprim shumë i pavarur i Gjermanisë pa koordinim me aleatët e saj, kryesisht Francën dhe SHBA-në. Por antaresimi u la për nje kohë tjetër, më paqësore, si faktor për shantazhimin e të dyja palëve, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, si për pranim ashtu edhe për lëshime shtesë nga të dyja palët” – deklaroi Jeremiç dhe shtoi se

Gjermania ende po përballet me një problem shumë më serioz, luftën në Ukrainë, prandaj prioritetet e saj po zhvendosen nga Ballkani në lindje.

“Në vetë Gjermaninë ka një problem më serioz në lidhje me luftën në Ukrainë e cila mesa duket po transferohet në territorin evropian në kuptimin që aleatët e NATO po përfshihen. Ky formulim i ri dhe vizita e Macron në Berlin po i zhvendos prioritetet e Gjermanisë nga Ballkani në Lindje, ku kërcënohen interesat e saj jetike, kurse rajoni ynë ka mbetur ne vend të dytë’ – theksoi ish ambasadori

I pyetur nëse ky është rezultat i “dy rrymave” në politikën e jashtme gjermane, Jeremic u shpreh se në qendër është rivaliteti i vjetër mes Kancelarisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, rivalitet i cili tashmë shihet qartë në marrëdhëniet mes kancelarit Olaf Scholz dhe Ministres së  Jashtme Analene Berbok.

“Ajo që po çon në të ashtuquajturat dy rryma në Gjermani është rivaliteti i vjetër midis dy hallkave, një konflikt midis një politike të egër, agresive të të Gjelbërve të zbatuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe një politike më racionale, më të moderuar të zbatuar nga Kancelari, i cili është i vetëdijshëm për rrethanat që Ministria e Jashtme shpesh nuk është në dijeni ose i shpërfill” – deklaroi Jeremiç

Advertisement