Connect with us

Aktualitet

FOTOLAJM/ Vatra e zjarrit ende aktive, zjarrfikësit në çatitë e shtëpive, tymi mbulon zonën

Vijojnë ende aktive flakët në tregun e rrobave të përdorura. Forcat zjarfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të vatrës së zjarri, ku shihen edhe mbi çatitë e shtëpive.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, tymi ka pushtuar zonën përreth. Gjithashtu në foto shihen edhe banesat përreth të djegura.

Në ndihmë kanë mbërritur edhe mjete zjarfikëse nga Ulqini, Malësia e Madhe dhe Tivari. Më herët u kërkua ndihmë edhe nga Emergjencat Civile dhe ndërhyrje nga ajri.

Dëmet materiale përllogariten të jenë të mëdha, ku 25 njësi tregtare janë shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit. Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht.

Advertisement