Kronike
Djegia e gomave dhe molotiv në Bashkinë e Tiranës, arrestohet 39-vjeçari, procedohen disa të tjerë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39-vjeçarin Bledar Krasniqi, pas protestës së dhunshme të zhvilluar të premten para bashkisë së Tiranë.
39-vjeçari për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe gjashtë shtetas të tjerë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë.