Kronike
Gjendet e mbytur një 30- vjeçare në liqenin e Kukësit, zbulohet nga një banor i zonës
Një kufomë e seksit femër është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Kukësit ditën e sotme.
Sipas informacioneve të para, viktima është rreth të 30-tave dhe është ende e pa identifikuar, ndërsa është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.
Kufoma është zbuluar nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.