✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Studentët japin lajmërimin: Nesër të gjithë në orën 9:00 para Kuvendit

Protestuesit kanë marshuar nga Kryeministria drejt Sheshit Skënderbej, ku vijojnë tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, të cilin e akuzojnë për skandale të shumta korrupsioni.

Gjatë protestës, njëra prej pjesëmarrëseve u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish nesër, në orën 09:00, përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Thirrja vjen pas protestave të studentëve dhe qytetarëve, të cilat kanë ndikuar edhe në zhvillimin e aktivitetit parlamentar, duke çuar në anulimin e një seance.

Protestës i janë bashkuar gjatë dy ditëve të fundit edhe pedagogë, duke zgjeruar pjesëmarrjen në tubimet që vijojnë prej nëntë ditësh. Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi politike, ndërsa mobilizimi në rrugë vijon të shoqërohet me thirrje për dorëheqjen e Ramës.

Advertisement