Kronike
Identifikohet e mbytura ne Liqenin e Fierzës, ishte nga…
Policia tha fillimisht se viktima nuk ishte identifikuar, por se mendohej të ishte një grua rreth 33-vjeçe, ndërsa nuk iu gjetën shenja dhune në trup.
Burime zyrtare konfirmuan se viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan të Korçës dhe që po hetohet për shkaqet pse gjendej në Kukës dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pista e parë mbetet vetëmbytja për shkaqe depresioni, teksa priten edhe dëshmitë e familjarëve rreth problemeve psikologjike apo ekonomiko-sociale të viktimës, faktorë që mund ta kenë shtyrë bnë aktin ekstremm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.