✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Me plumba gome, vazhdoni”/ Urdhri që dëgjohet gjatë përplasjeve

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur para Kryeministrisë, pas mbërritjes së turmës në vendin ku nisi protesta e sotme.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe autoboteve të policisë, ndërsa në një moment është hedhur edhe një mjet piroteknik.

Policia është kundërpërgjigjur duke vënë në përdorim autobotet me ujë dhe duke hedhur gaz lotsjellës, çka solli shpërndarjen e përkohshme të protestuesve nga zona përpara godinës së qeverisë.

Gjatë ndërhyrjes, nga megafoni i policisë është dëgjuar edhe thirrja: “Me plumba gome, vazhdoni”. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për numrin e të shoqëruarve, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Advertisement