Aktualitet
Albin Kurti si Ponc Pilati, LAN DUART për Asociacionin
Deklaratat diametralisht të kundërta dhe absurde të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në raport me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin vetë e pranoi duke e konsideruar atë si “shumë të avancuar” e në përputhje “me germën e Kushtetutës”, ndërsa tani I quan si një “non-paper” e një dokument “pa logo, e pa vulë”, duhen lexuar si “ekzibicione të qëllimshme” sa për të blerë kohë e për ta shmangur “ditën e gjykimit përfundimtar”.
Qëndrimi skajshmërisht kundërthënës i Kurtit në raport me draft-statutin i cila u përgatit nga Bashkimi Evropian me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, tregon vetëm një gjë – i pari i Qeverisë s’është kundër Asociacionit, por kundër që të marrë përgjegjësinë vetë për themelimin e këtij mekanizmi.
Për këto qëndrime, analisti politik, e krahasoi Kurtin me Ponc Pilatin – guvernatorin e pestë të provincës romake të Judesë – i cili i kishte larë duart pas gjykimit të Jezusit.
“Krejt qëllimi i këtyre odisedave të Kurtit është si t’i laj duart si Ponc Pilati. Madje ne mënyrë të tërthortë një gjë të tillë Kurti ia ka kërkuar publikisht edhe presidentes Osmani, por si duket ajo nuk ka pranuar ta luaj këtë rol” – deklaroi Kasolli
“Kurti do e formojë Asociaiconin, njëjtë si i fali tokat Manastirit të Deçanit, por në këtë fazë dëshiron të blejë kohë deri në zgjedhjet e ardhshme” – theksoi ligjëruesi universitar, Dritëro Arifi dhe kujtoi kohën kur Kurti kishte pranuar draft-statutin modern evropian duke potencuar se në atë fazë ekzekutivi “ishte në qiellin e shtatë duke glorifikuar vetveten”.
“Mirëpo tani ata me ne krye Kurtin, po e refuzojnë shumë fuqishëm. Gjithe keto kundethenie tregojne se kemi te bejme me nje qeve adoleshente, të paditur, të papjekur e të pamatur” – theksoi analisti politik.