Connect with us

Pinknews

“Vila 10 milionë lekë”/ Rrëfehet Alba e “Për’puthen”: Buçi më kërkon për martesë, një konkurrente u dashurua me mua

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, në një intervistë për “Top Arena”, foli për profesionin e saj dhe jetën personale pas daljes nga programi i dashurisë.

Alba rrëfeu se në profesionin e saj shet vila me vlerë deri në 10 milionë euro., ndërkohë që tregoi se Buçi se më të cilin ka zhvilluar disa takime në “Për’puthen” i ka propozuar për martesë. Madje, sipas saj, një nga vajzat që ishte konkurrente në program, u dashurua me të.

Alesia: A është e vërtetë që je duke shitur vila me 1 milionë euro?

Alesia: Ka zëra që thonë se pasi dëgjove këngën tënde të parë në YouTube, e fshive sepse edhe vetë shoqëria jote po të bullizonte

Alba: Jo, nuk është aspak e vërtetë. Unë e thashë që nuk më pëlqeu mua vetë dhe kur nuk më pëlqen as mua vetë, pse ta mbaj akoma aty

Alesia: A është e vërtetë që një banor i “Big Brother VIP 3” të ka ftuar nëpërmjet “Instagram-it” për të darkuar, për të qëndruar një natë bashkë

Alba: Po e vërtetë, emrin nuk e them se është konfidenciale

Alesia: A është e vërtetë, që përveç djemve të “Për’puthen”, edhe një vajzë ka rënë në dashuri me ty?

Alba: Mendoj që po. Madje, mund të them edhe shkronjën e parë të emrit. Nis me R. E kam thënë edhe hapur në studio

Alesia: Thuhet se vazhdimisht Buçi i “Për’puthen” të kërkon vazhdimisht për t’u martuar dhe këtë gjë e bënte pas kamerave. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit mashtrues, që para kamerave hiqen ndryshe dhe pas kamerave hiqen ndryshe.

Alesia: A është e vërtetë që do të përfaqësosh Shqipërinë në Eurovizion?

Alba: Po, është e vërtetë

Alesia: A është e vërtetë që disponon një orë 40 mijë euro

Alba: Pyetje pak si shumë personale, por po, është e vërtetë.

 

Advertisement