Politike
“Do kemi një parti të re”, Alibeaj: Ka një identitet dhe strukturë politike
Deputeti Enkeljed Alibeaj foli për situatën e re në të cilën ndodhen deputetët demokratë. Ai tha se ndarja në bazë e Partisë Demokratike, është ideologjike, politike dhe ajo është një ndarje e hershme.
Alibeaj tha se 3 vite betejë në kampin opozitarë, tashmë është nevoja e krijimit të një strukture politike të re te e cila njerëzit të kenë besim.
“Ka një identitet sot në shoqërinë shqiptare që njihet si një grup njerëzisht të cilët i kanë qëndruar fortë vlerave fondamentale, si marrëdhëniet me perëndimin, drejtësinë, konceptin e “non gratave”, nevojën që një parti demokratike do duhet të largojë simptomat e korrupsionit të dikurshëm, e mbi të gjitha me nevojën e madhe që opozitat, për të sfiduar regjimin e Ramës do duhet të kenë një fytyrë ndryshe dhe një ofertë të re politike.
Kështu që janë të gjitha premisat, madje sot e kërkon historia politike e këtij vendi këtë formacion të ri. Kur do krijohet, si do krijohet dhe kush do i bashkohet, kjo është çështje tjetër. Unë jam me idenë se ky proces do të ndodh shpejtë e do të ndodh tani”,-tha Alibeaj në Euronews Albania.
Ai tha se pjesë e strukturave do të jenë të gjithë ata që kanë funksionuar gjithmonë si pjesë e PD, por kanë qenë ideologjikisht të përçar me grupin që tashmë është partia zyrtare.