Connect with us

Bota

Çfarë ndodhi? Elon Musk trondit rrjetin: Djalin e tim e vranë, premtoj hakmarrje

Ata që janë të njohur me sjelljet e Elon Musk në vitet e fundit kanë parë një kalim të dukshëm nga një miliarder i zakonshëm, në një kampion të lirisë së fjalës e deri tek të qenit donator miliona dollarësh për fushatën presidenciale të Trump.

Por pse? Tashmë sipas tij, grupi “woke” i shënjestroi të birin. Djali i tij që tani identifikohet si vajzë, Xavier Musk, 20 vjeç, tashmë njihet me emrin Vivian Jenna Wilson. Musk pretendon se e ‘mashtruan’ për të dhënë pëlqimin për tranzicionin e Xavier nga mashkull në femër.

‘Në thelb u mashtrova për të nënshkruar dokumentet për njërin prej djemve të mi të mëdhenj, Xavierin,’-tha Musk, Jordan Peterson në një intervistë për Daily Wire.

‘Kjo ndodhi para se të kuptoja atë që po ndodhte, kishim dhe COVID-in, kështu që gjërat ishin shumë të ndërlikuara. Më thanë se Xavieri mund të kryente vetëvrasje,’-vazhdoi Musk.

‘Nuk më kishin shpjeguar se bllokuesit e pubertetit janë në fakt ilaçe sterilizuese.’ Ai dënoi ata që e bindën djalin e tij të kryente tranzicionin nga mashkull në femër, duke thënë ‘Është tepër mizore dhe jam dakord me ju që njerëzit që promovojnë këto gjëra duhet të shkojnë në burg.’

‘Unë humba djalin tim, në thelb… djali im, Xavier, është i vdekur, i vrarë nga virusi i mendjes “woke,”’-tha ai. ‘Jam betuar të shkatërroj virusin e mendjes “woke” pas kësaj.’

Virusi “woke” për të cilin Musk e ka fjalën, është një politikë leftiste që ka në thelb të qenit i vetëdijshëm (me sy hapur).

Advertisement