Connect with us

Shkrime

MASKIMI, ja si po e fusin Serbinë në BE

Analisti gjerman, Bodo Weber, që është njohës i politikave në rajon, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur rreth marrëveshjes se BE’së, Gjermanisë e Beogradit për litiumin.

Duke komentuar konferencën për media të kancelarit Scholz dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, si dhe temën e Kosovës, Weber u shpreh se fakti që Europa tani po i shkëmben interesat specifike industriale në Serbi me interesat e tjera – Kosovën, demokracinë dhe integrimin në BE, nuk do të thotë se qeveria gjermane ka braktisur qëllimin e saj politik të integrimit të Serbisë për të promovuar modelin e të ashtuquajturit aderim i inskenuan si një avokim gjysmë i maskuar për përfundimin e zgjerimit/anëtarësimin në BE, duke abuzuar me argumenta gjeopolitike, që të shtyjnë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor pa plotësuar kushtet e reformës demokratike”, Weber tha se e sheh këtë lëvizje të BE-së si hyrje në fazën e tretë të zbutjes së Serbisë.

“Duket se vizita e Scholzit të premten nisi fazën e tretë të politikës dhjetëvjeçare të qetësimit të Perëndimit, me rolin udhëheqës të BE-së dhe Gjermanisë ndaj Beogradit, d.m.th. regjimit të Aleksandër Vuçiçi. Pas përparimit fillestar në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në marrëdhëniet ndërmjet BE-së – veçanërisht Gjermanisë – dhe Serbisë, Beogradi dhe Prishtina filluan të përdorin vakumin strategjik në dialog për ta minuar dhe keqpërdorur atë për qëllimet e tyre të brendshme.

Kështu lindi faza e parë e politikës së përkëdheljes, tregtimit të demokracisë me Kosovën, e cila i mundësoi Vuçiçit ta shndërrojë Serbinë në një shtet autoritaro-autokratik. Simbioza tragjike, e paplanifikuar Merkel-Vuçiç e la me duart bosh kancelaren gjermane dhe gjithë Perëndimin, si në aspektin e Kosovës ashtu edhe aspektin e demokracisë – mishëruar në vizitën e trishtë, përfundimtare të Merkelit në Beograd në shtator 2021.

Me luftën në Ukrainë dhe teksa Ballkani është nën një presion më të madh qëkurse Vuçiçi ka ardhur në pushtet me politikën e tij të “uljes mes dy karrigeve”, Perëndimi, në vend që të bënte një kthesë strategjike sjellje drejt Beogradit, filloi fazën e dytë të politikës përkëdhelëse – tregtimin e demokracisë dhe Kosovës në këmbim të eksportit të armëve në Ukrainë”- theksoi Weber duke shtuar se tragjedia e kësaj politike të zbutjes “shumë më tepër sesa dimensionit të saj moral, tradhtisë së vlerave liberale-demokratike të vetë Perëndimit, qëndron në faktin se kjo politikë ndaj regjimit të Vuçiçit është dëshmuar vazhdimisht se ka dështuar”. ……………

“Ka dështuar drejt shkëmbimit të territoreve ku rajoni, dhe rrjedhimisht Europa, shmangën destabilizimin dhe përshkallëzimin e dhunshëm në një shkallë më të gjerë. Ka dështuar pasi pati një sulm terrorist në Banjskë, ku vetëm falë amatorizmit të jashtëzakonshëm të ekipit të Milan Radoiçiqit – të pajisur dhe të stërvitur nga autoritetet më të larta në Beograf – u shmang një konflikt më i gjerë i armatosur”-potencoi Weber duke theksuar-:

“Prandaj, kjo politikë e shkëmbimit të një interesi me një tjetër, ndërkohë që shërben për të kënaqur një interes në një afat të shkurtër, në të njëjtën kohë thellësisht, në afat të gjatë, minon interesat e tjera strategjike të Gjermanisë, BE-së dhe Perëndimit në tërësi, me pasoja të pallogaritshme”.

Advertisement