Connect with us

Kosova

Gjuriç njeh Kosovën e pavarur/ Nuk e përfshiu popullsinë e saj në numrin e banorëve të Serbisë

Eksperti për Ballkanin, Florian Bieber ka ironizuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili pas një takimi me përfaqësues të Institutit italian të Çështjeve Ndërkombëtare, tha se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Europian do të nënkuptonte “lidhje të qëndrueshme strategjike”.

“Ky është një angazhim për një miqësi të qëndrueshme, partneritet dhe qasje të përbashkët ndaj çështjeve globale. Si një komb prej 7 milionë banorësh që i bashkohet një grupi prej më shumë se 400 milionë banorësh, për vendin tim do të thotë të bëhemi gati për te zënë vendin e barabartë në familjen e kombeve europiane dhe të përballemi së bashku me sfidat globale”- tha Gjuriq pas takimit.

Pikërisht fakti i përmendur prej “7 milionë banorë”, i ka bërë përshtypje politologut dhe profesorit në Universitetin e Grazit, Florian Bieber.

“Më vjen mirë që ai nuk po e përfshiu popullsinë e Kosovës në numrin e qytetarëve të Serbisë. Le ti leme batutat mënjanën. Ky është mëkat që ai është pritur në institucione si Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare, ndërsa ai dhe qeveria e tij sulmojnë kritikët (përfshirë mua) dhe nuk u japin hapësirë brenda vendit” – ka shkruar shkroi Bieber në X.

Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare (Istituto Affari Internazionali – IAI) është një institut prestigjioz italian, organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 1965 dhe renditet ndër 20 grupet më të mira të mendimit global për politikën e jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Advertisement