Connect with us

Politike

Pazar politik PS-Ps? Berisha i prerë, ja çfarë deklaron pas votimit në Kuvend

Sali Berisha: Me këtë mesazh dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju informojë çdo njërin prej jush sa vijon. Gjatë dy ditëve të fundit ju keni dëgjuar qindra e qindra herë të shqiptohet dhe lakohet fjala ‘Reformë Zgjedhore’ apo pakt marrëveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me këtë zhurmnajë të madhe ju deklaroj sa vijon:
Së pari të gjithë ata që bejnë fjalë për Reformë Zgjedhore në këtë rast mashtrojnë me qëllim apo janë vetë të mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnje marreveshje lidhur me reformën zgjedhore. Ndryshimet e votuara në Parlament në Kodin Zgjedhor nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Reformën Zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në Shqipëri. Pra nuk është trajtuar asnjë pikë e vetme e rekomandimeve të OSBE ODHIR.

Së dyti dy problemet e trajtuara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe të votuara mbrëmë në Parlament nuk kanë asnjë lidhje me reformën zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR, por vetëm me zbatimin e 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht për:

1. Votimin e shqiptarëve jashtë shteti, një e drejtë kjo themelore Kushtetuese për çdo shtetas shqiptar. Ky votim ka qenë premtim solemn publik i kahershëm para vitit 2013 dhe pas vitit 2013 i Partisë Demokratike. Ne jemi vendi i vetëm në Europë në të cilin bashkatdhetarët tanë jashtë vendit nuk votojnë dhe kjo vetëm e vetëm sepse Edi Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe kategorike këtë të drejtë Kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendi. Lobimi I fuqishëm I aktivistëve të diasporës për këtë të drejtë dhe vendimi I Gjykatës Kushtetuese pas padisë së tyre në favor të votimit të shqiptarëve jashtë vendit, detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga kundërshtimi kategorik I votës së shqiptarëve jashtë vendi. Megjithëkëtë ai ishte për një votim me përfaqesues të tyre me proporcion dhe të realizuar nëpërmjet portalit e-albania dhe Postës Shqiptare. Kurse Partia Demokratike në bashkëpunim me përfaqesuesit e diasporës për Shqipërinë e lirë ishte për votimin e shqiptarëve jashtë vendit për kandidatin që duan në zonën nga e cila ata janë larguar. Sicc kërkohet edhe nga vetë ata. Në këtë proces Edi Rama kërkonte që ccdo operacion të kryhej nëpërmjet portalit tashmë të shqyer dhe të manipuluar e-albania dhe Postës militante Shqiptare. Të gjitha këto u rrëzuan dhe u vendos që për këto qëllime të kontraktohet një postë serioze ndërkombëtare, e cila nuk do sjellë asgjë në postën shqiptare, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mendoj se me këtë akt merr fund një dhunim masiv I të drejtës Kushtetuese të votimit të qytetarëve shqiptarë të cilët sot janë ndoshta më shumë jashtë vendi se në Shqipëri dhe që shprehte padyshim një reminishencë të qendrimit politik ndaj shqiptarve jashtë vendi të regjimit hoxhist. Me këtë akt PDSH si parti e lirive dhe të drejtave te shqiptarve realizoi një premtim dhe objektiv madhor të saj të shpallur publikisht me dhjetra e qindra herë. Po ju rikujtoj këtu se në mënyrën më të përsëritur kam deklaruar ne emër të Partisë Demokratike se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa pjesmarrjen e emigracionit dhe diasporës në procesin zgjedhor dhe kjo tashmë është e sanksionuar në Kodin Zgjedhor të vendit. Mendoj se ky është shërbimi më minimal që mund t’i bënim ne miliona shqiptarëve që u larguan nga ky vend, njohjen e të drejtave politike të mohuara në mënyrë antikushtetuese deri sot.

2. Vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese kishte të bënte me herësin. Kjo Gjykatë ka vendosur që herësi prej 10 mijë votash që duhej thyer për të fituar një vend në Parlament jashtë listës së mbrojtur duhet të ishtë në proporcion në mënyrë që lista të ishte më e hapur. Po theksoj këtu Gjykata nuk vendosi heqjen e herësit, por të themi zvogëlimin dhe zbutjen e tij. Partia Socialiste propozoi që herësi të zbritej në 7 mijë vota kurse PD kërkoi heqjen fare të herësit, duke bërë kështu që vendet në listën e hapur të fitohen nga deputetët që kanë

Zgjidhja jonë që në fund ra dakord mundëson që jo vetëm emigrantët, po kushdo tjetër për arsye që i ka zgjedhur vetë, pune, punësimi, studimi, shërbimi diplomatik apo ushtarak, kurimi apo arsye tjetër që gjendet atje për nj kohë të caktuar, të regjistrohet në mënyrë të sigurt jo nëpërmjet filtrit të Ministrisë së Brendshme, qeverisë, por nëpërmjet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me rregulla konsensuale të garantuara në mënyrë të thjeshtë, të shprehë votën në mënyrë të lirë.

Ne kemi kërkuar gjithashtu dhe kjo është reflektuar që mundësia e votimit nëpërmjet një shërbimi postar të shpejtë ndërkombëtar për të garantuar edhe paanshmërinë e këtij shërbimi.
Opozita, PD, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Të gjithë ata që në momentin e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë, në një moment të caktuar, të kenë të drejtën për të votuar!
Propozimi i PD dhe i opozitës ishte më i gjerë se propozimi i PS-së, e cila e reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm…

Advertisement