Connect with us

Pinknews

200 euro bileta/ Fansat shpërthejnë ndaj Dua Lipës, vërshojnë me komente urryese

“Sunny Hill” ka hapur siparin mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Koncerti, i cili vjen nga këngëtarja Dua Lipa, është një nga aktivitetet më të pëlqyera dhe më të ndjekura në Kosovë, por jo vetëm. Prej disa javës, faqja zyrtare ka bërë me dije detajet rreth aktivitetit. Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë.

Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj. Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Berisha, Buta, Capital T, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Geek, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, PM to the Dagz, Yll Limani etj. Por pas natës së parë dhe të dytë, të pranishmit kanë nisur të evidentojnë edhe problemet e para që ky festival ka pasur.

Një detaj që është përfolur shumë kanë qenë edhe çmimet e larta të biletave. Ndryshe nga vitet e shkuara, biletat për të parë nga afër shfaqjen, këtë vit ishin rritur dhe nisnin nga 160 euro, për të shkuar edhe në 200 euro për person, në vendet më pranë skenës. Probleme ka pasur edhe me transportin, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar më tepër informacion dhe lehtësira për të shkuar drejt vendit ku edhe po mbahej koncerti. Faqja zyrtare i ka ripublikuar detajet e transportit, por duket se në terren ka pasur vështirësi. Një nga emrat që është ngjitur në skenën e madhe ka qenë edhe Bebe Rexha. Artistja ka mbërritur të martën në Kosovë për herë të parë.

Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje: “Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në “Instagram”.

Në rrjetin e saj “Instagram” këngëtarja ka ndarë disa postime nga nata e parë në Prishtinë dhe ku shkruan përbri postimit se 24 orët e saj këtu kanë qenë një ëndërr. Bukuroshja nuk ka nguruar të shtojë se do të vizitojë edhe vendin e saj të origjinës, Dibrën, pasi kanë një sebep familjar atje. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të martën në Kosovë.

Ajo arriti mëngjesin e të martës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke sjellë me vete emocione dhe pritje të mëdha. E mirëpritur me ngrohtësi dhe kureshtje, ajo u ndalua për një intervistë ekskluzive nga “Telegrafi”, ku nuk hezitoi të shprehte emocionet e saj, madje edhe të fliste paksa në gjuhën shqipe.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu”, u shpreh Bebe Rexha me entuziazëm të dukshëm, ndërsa zbriti nga avioni i saj. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me plane për të eksploruar dhe për të performuar për fansat e saj të zjarrtë në Kosovë. Për Bebe Rexhën, ky udhëtim është më shumë se thjesht një vizitë. Me prindërit e saj, të dy me origjinë nga trevat shqiptare, ajo planifikon të kalojë kohë duke shijuar ushqimin tradicional dhe duke eksploruar qytetin.

“Do të shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam shumë e emocionuar për këtë”, tregoi ajo.

Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill 2024”, një ngjarje që ka mbledhur artistë të njohur nga mbarë bota. Ajo premton një performancë të paharrueshme, të mbushur me surpriza dhe momente të veçanta që reflektojnë kulturën shqiptare.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën. Shumë kanë pyetur ndër vite se pse Rita Ora ka munguar në festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini.

Advertisement