Connect with us

Aktualitet

Pas luksit në qeli, Nuredin Dumani bën “ligjin” në burg, Xhovana thirrje shtetit (VIDEO)

Giovana Nikolli, e dashura e Amarildo alias Xhenje Nikollit, është rikthyer sërish me akuza të forta për killerin që është kthyer në të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin

Në një video të shpërndarë në rrjet, ajo tregon se takimet me të dashurin e saj Amarildo në dhomë janë ndaluar me urdhër të Nuredin Dumanit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në banesën e saj dhe të së motrës shpërtheu një lëndë plasëse.

Çështja në fjale po ndiqet nga SPAK-u për shkak të përfshirjes se dyshuar të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Advertisement