Connect with us

Sociale

Psikologia Ariana Reli flet për ‘terrorin e turmës’ nga Covid-19, si mund ta ndalojmë?

Presioni psikologjik, stresi nga izolimi apo dhe nga ndikimi medikamenteve që marrin personat të infektuar me Covid-19, mund të jenë faktorë që mund të ndikojnë në gjendjen e tyre, ky është mendimi i psikiatres Ariana Reli, ne një intervistë për Tv Klan.

Gjendjen e pasigurisë dhe frikës që ka mbërthyer njerëzit nga infektimi me Covid-19, psikiatrja Ariana Reli e përkufizon si ‘terror kolektiv’. Ajo thotë se presioni psikologjik është dyfish më i lartë tek personat që po kurohen në spitale, që më tej bëhen shkak për të zgjedhur skenarin fatal të vetflijimit.

“Janë në ndikimin e nje ambjenti që nga ana tjetër është po aq stresues, janë pa pranin e familjarëve të tyre, për t’i asistuar emocionalisht ata. Mendoj se është më së shumti faktori psikologjik ai që po ndikon në të tillla fenomene.”

Përveç nivelit të lartë të stresit, psikiatrja Reli konfirmon se udhëzuesi zyrtarë për trajtimin e konoravirusit përmbanë medikamente që ndikojnë në sistemin nervor.

“Një ose dy medikamente në të tilla trajtime bëjnë pjesë tek formula medikamentoze të cilat e ndikojnë edhe sistemin nervor, duke dhënë ndryshime të gjëndjes emocionale, pra ndryshime objektive jo subjektive.”

Ajo konfirmon se dhe numri i personave që vuajnë nga ankthi është shtuar, duke çuar numrin e konsultave nga 20 deri ne 25 në ditë.

Disa këshilla se si të shmangni ankthin nga Covid-19:

-Kur e ndjeni veten të frikësuar nga situata që po jetojmë, përpiquni ta zhvendosni vëmendjen tek gjërat që mund t’i kontrolloni.

-Mos lejoni që bisedat tuaja të dominohen nga tema COVID 19, është e rëndësishme të largoheni për pak kohë nga kjo temë dhe të flisni për gjëra të tjera , dhe të shijoni njëri- tjetrin.

-Emocionet janë “ngjitëse”, përpiquni të mos përçoni shqetësim dhe frikë tek njëri -tjetri gjatë komunikimit.

-Kushtojni kohë aktiviteteve që ju pëlqejnë. Lexoni një libër të mirë, shikoni një komedi, një lojë , një gatim të ri etj. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, për sa kohë që ju ndihmon të largoheni nga shqetësimet tuaja.

-Pjesa më e madhe e ankthit që shoqëron pandeminë COVID -19 rrjedh nga fakti i të qënit të pafuqishëm përpara asaj që po ndodh.

-Bërja e veprimeve të sjellshme dhe të dobishme për të tjerët mund t’ju ndihmojë të rimerrni një sens kontrolli mbi jetën tuaj – si dhe ti shtoni kuptimin dhe qëllimin asaj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *