Connect with us

Pinknews

“Kërkoj ndjesë, nuk jam kriminel”/ Në kërkim nga policia bashkë me Noizy-n, reagon Dj Crax

Sherri në Kosovë mes dy grupeve, ku mbeti i dëmtuar rëndë TikTok-eri u njohur Medi Iseni, bëri që Policia të shpallë në kërkim jo vetëm reperin Noizy por edhe Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe si Dj Crax.

E teksa Policia doli me një njoftim zyrtar për paraqitjen e tyre, një reagim ka ardhur nga Crax.

Në një postim në Instagram, ai fillimisht i kërkon ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për rastin e fundit, teksa më pas shton:

“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet. Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës”.

Advertisement