Kronike
“o motërq***, mos flisni për mua” – Giovanna Nikolli: Po më kërcënon Nuredin Dumani nga burgu
Giovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, ka postuar disa mesazhe kërcënuese, të cilat thotë se i ka marrë nga Nuredin Dumani.
Në rrjetin e saj social “TikTok”, përpos një “screenshoti” të një bisede, Giovanna ka postuar dhe një voice zëri, i të cilit pretendon se është i Nuredin Dumanit.
Në atë video, dëgjohet dikush teksa shan e kërcënon të renë dhe i thotë që të mos flasë më për të.
“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë zëri në regjistrim ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?
Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin, u sulmuan në 14 korrik në banesën ku jetonin në Elbasan,
Atyre iu vendosën ekskploziv mëngjesin e së dielës, në shtëpi.
Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar. Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.
“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli duke e sfiduar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”.
“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner “, shkruante ajo në instatory.