Connect with us

Kronike

EMRI/ Kush është amerikani që mbyti me litar gruan, vrau dy qentë dhe më pas veten, punonte mësues në Tiranë

Një krim horror tronditi vendin këtë të hënë, ku një shtetas amerikan vrau gruan, dy qentë dhe më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur në banesën që ai kishte marrë me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Bëhet fjalë për shtetasin amerikan Mathew James Werts, 55 vjeç i cili punonte si mësues në Tiranë në Albanian Collage.

Advertisement