Connect with us

Aktualitet

CEO i Telegram-it i arrestuar, e dashura e tij bëhet sensacion në rrjet

juli Vavilova, vetëm 24-vjeçe, bjonde, simpatike nga Dubai, dhe flet disa gjuhë të huaja. Kjo është e reja që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare në 24 orët e fundit.

Emri i saj po aludohet si e dashura e themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov i cili u arrestua një ditë më parë në Francë, por gjithashtu si agjente e Mossad, agjencia e inteligjencës izraelite.

Disa media shkruajnë se ka qenë pikërisht 24-vjeçarja që ka futur “në grackë” mbretin rus të teknologjisë për arrestimin e tij ndërsa të tjerë shkruajnë mbi përfshirjen e saj në afera korruptive.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe këto janë vetëm thashetheme që qarkullojnë në internet.

Megjithatë, profili i së resë nuk është dhe aq i ulët. Ajo numëron mbi 22 mijë ndjekës në Instagram, dhe ka publikuar në profilin e saj edhe foto më CEO-n e “Telegram” që tashmë ndodhet pas hekurave, në vendndodhje të ndryshme si Kazakistan, Kirgistan dhe Azerbajxhan.

Advertisement