Connect with us

Politike

Largimi i Rrumbullakut/ Për çfarë po flet Salianji: Ministri i Brendshëm ishte i trembur

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku foli mbi rezultatet e Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS. Veç kësaj Salianji deklaroi se largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga posti ka qenë i detyruar, duke theksuar se ai është shkarkuar me ceremoni. Ai tha se ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Sipas tij, largimi u Muhamet Rrumbullakut nga posti, sipas tij, përflitej prej gati 1 muaji.

Gjithashtu Salianji komentoi edhe deklaratën e sotme të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin tha se pas daljes së tij në publik pas një muaji në detyrë ishte i trembur. Ai shtoi se Hoxha shtë mbyllur në bunkerin e ministrisë për t’iu shmangur plumbave dhe ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në gjithë Shqipërinë

PJESË NGA FJALA E SALIANJIT:

Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Tre drejtorët e fundit, Ardi Veliu, e detyruan të dorëhiqej dhe e shpërndau letrën ministria, e patë që nuk dinte të shkruante. Gjithashtu edhe Gledis Nano, doli lajmi se u dorëhoq dhe doli e tha që se kam dhënë dorëheqjen. Sot kemi dy drejtorë të përgjithshëm që paguhen me taksat e shqiptarëve.

Sot është po e njëjta skemë, e nxjerr ministria para se të dalë Drejtori i Përgjithshëm. Ka një muaj që flitet, nuk ka njeri që nuk e di. Flitet që ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë për t’u fshehur nga ngjarjet kriminale se ka frikë vetë dhe nuk takon asnjë zyrtar të lartë sepse po bën plane me disa që as nuk janë në policinë e shtetit për të bërë emërime.

Siç e patë edhe sot, mqs është dita kur këputën edhe të fundit të këtij skandali, ish-drejtorin e Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, e patë mendësinë e re të drejtimit politik të policisë së Shtetit që është ministri i Brendshëm. S’kam asnjë gjë që ministri ishte i trembur në daljen e tij publike për shkak të ngjarjeve kriminale se ne në këtë vend fati mund të shpëtojë, jo strukturat qeveritare.

Pas daljes së tij në publik pas një muaji në detyrë ishte i trembur. Gjithçka kemi thënë që është mbyllur në bunkerin e ministrisë për t’iu shmangur plumbave dhe ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në gjithë Shqipërinë, sot u pa qartë, kishte një lloj frike të shprehur, kishte mbetur ende në vitin 2013. Për ta kujtuar ministrin jemi në 2024, jo në periudhën kur ishte polic i thjeshtë që i dukej bota ndryshe, e tani që u bë ministër i duket bota më me ngjyra e lule.

Dalja e sotme e ministrit, i cili duhet të shkarkohet për deklarata të sotme sepse ishin skandaloze. Sot doli dhe tha që gjeneratat e reja që do të vijnë, ku e di ai kush janë personat me të aftë, a ka kritere profesionalizmi policia e shtetit apo militantizmi? Policia e Shtetit ka njerëz që e ushtrojnë detyrën me profesionalizëm, por u vendoset në krye të policisë së shtetit persona në shërbim të grupeve kriminale.

Advertisement