Connect with us

Politike

Vrasja e Egli Progës/ Rama: PS nuk mbron as ministrat e saj e jo më dajën…

Edi Rama: U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike. U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gnëjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin. Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar. Arritja e ambulancës është e dokumëntuar. U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. PS nuk mbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Por ai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste.  Daja i tij është i dënuar për abuzim me detyrën dhe nuk ka asnjë lidhje me PS. I ndjeri ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, por punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat, gënjeshtra e bëri 7 herë xhiron. Me ndihmën e një prokurori që nuk ka kryer asnjë hetim e ndryshoi përcaktimin si vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje. Duke organizuar një protestë mashtruese drejt qeverisë.

Advertisement