Politike
Pas Berishës paraqitet në SPAK Malltezi, ja çfarë deklaron
Pas Sali Berishës në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili edhe atij pritet t’i komunikohet akuza.
Edhe Malltezi do të njihet me akuzën referuar dosjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në një komunikim me gazetarët, Malltëzi tha se sëbashku me Sali Berishën ata po mbahen në arrest politik, pasi nuk ka asnjë provë dhe fakt.
“Pas 4 vitesh hetime të mercenarëve që Edi Rama ka emëruar si hetues dhe prokurore ne SPAK ku kane hetuar Sali Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij dhe prej 30 vitesh qysh kur ato nuk kishin lindur ende. Pasi kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatja e PD për kryetare bashkie në zgjedhjet e 2023. Pasi mbajnë në arrest politik antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi por veç me urdhrat politik të SOROS dhe Edi ames ne Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022, rezulton se nuk ka çështje penale. Shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit. Nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ka veç zbatim strikt të ligjeve të vendit. Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka detyruar ndokënd të mos zbatojë ligjin…”, tha ndër radhë Malltezi.
Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.