Bota
Papa Françesku kritikon Trumpin dhe Harrisin: Votuesit duhet të zgjedhin të keqen më të vogël, mes të dyve
Papa Françesku ka kritikuar ashpër Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë, si “ zgjedhje e të keqes më të vogël”.
Ai i konsideroi politikat anti-emigrante të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e Zëvendës Presidentes Kamala Harris për të drejtat e abortit si të dyja “kundër jetës.”
“Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Harris dhe Trump.
Papa Françesku, i cili ka qenë më i zëshëm për politikën se paraardhësit e tij dhe ka “lëvizur gurët” për ta bërë Kishën Katolike më të hapur, teksa ka theksuar gjatë viteve se çështja e abortit nuk mund të izolohet nga shqetësimet e tjera të të drejtave të njeriut, si emigracioni, shkruan CNN.
“Të largosh emigrantët, t’i lësh ku të duash, t’i lësh… është diçka e tmerrshme, ka të keqe atje. Të largosh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat, sepse ka jetë. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, tha ai.