Connect with us

Kosova

Kërkesa të vjetra të paketuara me flori/ Vuçiç rikthen 2013-2015 dhe asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e djeshëm para opinionit, I paralajmëruar qe para tre ditesh, shpalli jo pushtimin e Kosoves, sic ishte paralajmeruar nga tabloidet prane qeverise serbe, por ato qe ai i quajti masa per te mbrojtur serbet ne veriun e Kosoves.

“Çfarë është ajo që ne mund të bëjmë? Ne mund të tregojmë se sot kemi më shumë guxim se sa kishim, të tregojmë dhe ekspozojmë atë lloj hipokrizie te Albin Kurtit dhe Perendimit, të mbështesim popullin tone, të kundershtojme në arenën ndërkombëtare” – deklaroi presidenti serb dhe shtoi se dialogu me Kosovën do të mbështetet gjithmonë, por duke kërkuar të drejtat që kemi arritur.

Duke folur për masat që do të marrë Serbia, Vuçiç theksoi se “ne kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur më pare dhe deri tani në procesin e dialogut”.

-Si kerkese te pare Vucic tha se “është e nevojshme të thirren dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe kontrollin e BE-së.

-Si kërkesë të dyte ai renditi formimin e drejtorisë rajonale të veriut, ku policët në veri do të jenë serbë

-Si kërkesë të tretë ai ka paraqitur kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore

-Pastaj tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga bazat e ndërtuara ilegalisht dhe tërheqjen nga të gjitha institucionet në veri të Kosovës

-Ndërsa pika e pestë është “Formimi urgjent, i menjëhershëm dhe përfundimtar i Bashkësisë së Komunave Serbe”.

Kërkesa e radhës ishte gjithashtu, sipas tij, lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë ne Kosove, dhe shtoi – “Njerëzit tanë janë perndjekur si lepuj” për pjesëmarrje në barrikada.

Ai tha gjithashtu se në bisedimet me 60 liderë botërorë, do t’i dorëzojë atyre në gjuhët perkatese të gjitha dokumentet me shënime se çfarë po ndodh në Kosovë dhe shtoi se do t’i dërgojë letër edhe Joseph Biden, Vladimir Putin, Xi Jinping dhe se tashmë i ka shkruar një letër Ursula von der Leyen.

Advertisement