Connect with us

Kosova

MASHTRUES DHE MANIPULATOR/ Mëkëmbësi mbretit: Serbisë i mbetet vetëm të shpallë pushtimin e Kosovës

Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) tha se sundimi i presidentit Aleksander Vuçic e ka vene Serbinë në një situatë ku ka mbetur vetëm një mjet për të mbrojtur integritetin e saj territorial – shpalljen e okupimit të Kosovës.

“Kjo nuk do të thotë konflikt ushtarak, as pranim i situatës në terren, por vendosmëri dhe synim i qartë i Serbisë për të rivendosur sovranitetin e saj kur rrethanat ndërkombëtare do ta lejojnë” – tha Vojislav Mihailoviç në një deklaratë me shkrim dhe shtoi se këtë e kishte propozuar edhe Kisha Ortodokse Serbe në kohën e Patriarkut Pavle.

Mihailovic ka shkruar gjitthashtu se “nuk po flasim për pranimin e okupimit siç e interpreton presidenti Vucic, por për shpalljen e okupimit, që është një ndryshim domethënës, ai i di të gjitha këto shumë mirë, por është mashtrues dhe manipulues i dëshmuar” – theksoi Mihailoviç, i cili beson se Vuçic pranoi dhe po zbaton “marrëveshjen franko-gjermane” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe që “nënkupton njohjen de facto të shtetit të rremë Kosova”

Advertisement