Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë/ Furgoni i shkollës përplas fëmijën, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës.

Bëhet me dije se një furgon i cili transportonte nxënës shkolle, ka përplasur një fëmijë të moshës 7-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, e mitura është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Mësohet se e mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Advertisement