Connect with us

Kosova

Fati Kosovës përcaktohet në nëntor/ Ja nga kush rrezikohet mbështetja

Ish i dërguari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petriç, I pyetur se sa i ka dëmtuar Kosova marrëdhëniet e saj me bashkësinë ndërkombëtare për shkak të veprimeve të deritanishme në veri të Kosovës, tha se për momentin dihen masat e marra nga Bashkimi Evropian dhe se e ardhmja e Kosovës do të përcaktohet nga kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.

“Nëse presidenti Donald Trump kthehet, kam frikë se do të ketë një politikë tjetër ndaj Kosovës. Nëse kandidati demokrat fiton, mendoj se do të ketë ndryshime, sepse Uashingtoni po e humbet durimin. Kjo është përshtypja ime. Nuk ka më mbështetje si dikur ka qenë per Kosoven.

“Amerikanet thonë – ne dërguam ushtarët tanë, avionët tanë në vitin 1999 për të siguruar Kosovën, kjo ndodhi një çerek shekulli më parë dhe ne prisnim që rajon i krizës, Ballkani Perëndimor, të ishte paqësuar. Po shohim përparim vetem në vendet fqinje, siç është Maqedonia e Veriut apo edhe Mali i Zi” – deklaroi Petriç qe gjithashtu beson se qeveria e Albin Kurtit po e humb mbështetjen.

“Përkrahja, natyrisht, është ende e madhe, por mendoj se disi Perëndimi, veçanërisht Evropa, pret që Kurti të tregojë më shumë fleksibilitet dhe të shkojë një hap më tej drejt serbëve, komunitetit serb në Kosovë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Dhe Kosova do të jetë sovrane dhe e pavarur kur të arrijë një marrëveshje historike dhe kompromis me popullsinë dhe qytetarët e saj serbë” – theksoi Petric duke shtuar se në afat të gjatë është e mundur të gjendet një kompromis historik me qytetarët e Serbisë, pra edhe me Beogradin dhe se kjo gje eshte parakusht absolut për një të ardhme të mirë të Kosovës. Ai po ashtu theksoi se fakti që Beogradi ende ka ndikim në komunitetin serb në Kosovë, kjo e dëmton procesin.

Duke thënë se Serbia ka simpati të madhe dhe tradicionale për Rusinë, Petriç deklaroi se nga ana tjetër, Perëndimi e di se duhet ta mposhtë Serbinë per te mbrojë të gjithë Ballkanin nga ndikimi rus.

“Prandaj, ka deficite në demokraci në disa vende atje, përfshirë Serbinë. Por, nga ana tjetër, lidhjet ekonomike janë të rëndësishme. Sepse litiumi është një material shumë i rëndësishëm dhe i rrallë për të ardhmen e Evropës, e cila natyrisht, ka interes që ta mbajë afer Serbinë apo ta afrojë me Bashkimin Evropian”  – u shpreh Petriç duke potencuar se një vend i vogël si Kosova ka nevojë për mbështetjen e miqve dhe aleatëve në Perëndim.

Advertisement