Connect with us

Kosova

Misteri i një letre/ Tërheqja e Brnabiç dhe pse po hesht Beogradi zyrtar për të

Misteri i një letre. Kështu mund të përshkruhet shkurtimisht dilema e cila ka kohë që vazhdon në lidhje me letrën që ish kryeministrja serbe Ana Brnabiq dërgoi në dhjetor të vitit të kaluar në BE, ku shpreheshin rezerva për pjesë të Marrëveshja e Ohrit.

Në fillim të shtatorit, përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, deklaroi se Serbia e kishte tërhequr atë letër.

Për ta bërë më të madh misterin, u sigurua zëvendëskryeministri I Kosoves, Besnik Bisljimi, i cili ka bërë të ditur se letra e kontestuar nuk është tërhequr dhe se ia ka konfirmuar kete vetë emisarit Lajçak.

Ndërsa letra e diskutueshme po diskutohet gjerësisht, Beogradi hesht. Dërguesja e letrës, Ana Brnabiq, për momentin nuk dëshiron të përgjigjet nëse letra është tërhequr apo jo, pasi siç tha ajo, nuk është koha e duhur që opinioni të dijë të vërtetën.

E përderisa kryeministrja nuk flet, ai që gjithmonë di gjithçka më së miri, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se nuk e ka idenë se çfarë i ka shkruar BE-së Ana Brnabiq.

E teksa opinioni është lënë të hamendësojë se kush i ka shkruar kujt dhe në emër të kujt, Zdravko Ponosh, kryetar i partisë Qendra Serbe, pretendoi për median serbe ‘Danas’ se letra është tërhequr.

Ognjen Gogiq, politolog nga Kosova, beson se ka mistifikime të panevojshme në lidhje me rezervat e Ana Brnabiqit për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, që në fakt është një plan franko-gjerman.

Duke komentuar spekulimet nëse Brnabiq e ka shkruar letrën drejtuar BE-së, apo ka ndryshuar mendje dhe e ka tërhequr atë, Dragomir Angjelkoviq, analist politik, tha se kjo është një lojë që vazhdon. Sipas tij, Vucic e ka dorezuar Kosoven dhe ka pranuar planin franko-gjerman, që nënkupton njohjen faktike të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB.

“Në kushte të tilla, Vuçiqit i mbetet vetëm të pretendojë se ajo që ka porositur nuk po vazhdon dhe po mundohet të fsheh gjithçka nën qilim me shpresën se disi do të arrijë t’i mashtrojë sërish serbet” – theksoi Angjelkoviq.

Advertisement