Kosova
Porfirije dhe Vuçiç goditen nga serbët: Humbje, dorëzim dhe tradhti
Sot, serbët e Kosovës janë të bindur se politikat serbe të Kosovës dështuan dhe se qeveria aktuale në Beograd shpërdoroi besimin e tyre.
Lista e masave dhe kërkesave që presidenti serb Aleksander Vucic i prezantoi si kusht javën e kaluar për negociata të mëtejshme me Prishtinën, sipas mendimit të analistëve të kujton më shumë si një kërkim per kthimin e kohes së humbur. Ajo eshte thjesht nje listë e trishtë e dëshirave jorealiste dhe dëshmi se politika e Serbisë në lidhje me Kosovën është bërë e pranueshme vetëm për ata që nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh.
“Lëvizjet që po bëhen janë padyshim të sinkronizuara dhe tregojnë se pas çdo gjëje fshihet një lloj marrëveshjeje”. Ajo që ne shohim se po ndodh është disfate, dorëzim dhe tradhëti” tha Momçilo Trajkoviç, president i Forumit Kombëtar Serb.
Ai gjithashtu theksoi se “Ajo që ndodhi tani në veri është një tërmet i madh, i cili shkatërroi gjithçka, tullat u hoqen nje e nge nje dhe neper rrenoja tani Vucic po përpiqet të gjejë një fillim të ri”
“Vucic ende po përpiqet të ringjallë Listën Serbe qe me kohe ka vdekur dhe po këmbëngul se ajo përfaqëson popullin serb ne Kosovë. Nga ana tjeter, me heshtjen e saj, edhe kisha po aprovon politikën e Vucicit që na ka sjellë deri ketu” – deklaroi Trajkovic dhe shtoi se qe me ardhjen e patriarkut Porfirije, kisha dhe populli i Kosovës flisnin të njëjtën gjuhë dhe tani atyre I eshte bashkangjitur edhe qeveria ne Beograd.