Connect with us

Politike

Spiropali takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, ja për çfarë do të flitet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, të hënën e 23 shtatorit.

Me ftesën e Kryetarit të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, Spiropali do të takohet dhe me personalitete të larta shtetërore të RMV.

Programi i takimeve është si më poshtë:

10:30-11:25

Takim i znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me z. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

11:25-11:45

Deklarata për mediat të  znj. Elisa Spiropali dhe z. Afrim Gashi.

11:50-12:20

Takimi i Kryetares Spiropali me z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, dhe z.Talat Xhaferi, ish Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

12:20-12:40 Takim i Kryetares Spiropali me Kryetarin e LSDM, z. Venko Felipče.

12:40-13:00 Vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës.

14:15-14:45

Takim i Kryetares Spiropali me z. Hristijan Mickovski, Kryeministër i RMV.

17:00 Vizitë në Muzeun e Kongresit te Manastirit, Manastir.

Advertisement