Connect with us

Kosova

Hill nuk është Batman dhe as Vuçiç nuk është Robin Hood

Njoftimi dhe ardhja si ambassador I SHBA-së e Christopher Hill në Beograd ne vitin 2022 tërhoqi vëmendjen, sepse shumë e kujtojnë atë nga vitet nëntëdhjetë, dhe rolin që ai luajti në Ballkan në ato kohë të vështira.

Po ashtu ka mundësi që edhe largimi i tij eventual pas zgjedhjeve amerikane të ketë të njëjtin efekt, pavaresisht se per shume te pakenaqur me te ne Kosove e Serbi, thone se ai e meriton me ato që ka bëre.

Por Amerika mund të jetë e kënaqur me pikëpamjen e tij të re për Serbinë. Presidenti Aleksander Vuçic ka arritur marrëveshje me Kosovën, shteti i Kosovës ka shtrire sovranitetin edhe ne veri, armët serbe po eksportohen në Izrael dhe Ukrainë, armë te reja po blihen në perëndim, litiumi do të jetë frymemarrje per industrine europiane te automobilave dhe Serbia po punon në diversifikimin e ofruesve rust e gazit teka ka nenshkruar nje marreveshje te madhe me Ameriken.

E vetmja gjë qe çalon është se Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe vazhdon perqafimin e çeliktë me Kinën, dhe do të vazhdojë të tolerohet, sepse Hill nuk është tamam Batman dhe Vuçiç nuk është as Robin Hood.

Si dhe nëse ka qene ambasadori Hill, një njeri me dorë të fortë, siç e cilësojnë shumë, ka qene ai qe e ka “bindur” Vuçicin në të gjitha këto, nuk dihet, sepse Hill publikisht kritikon qeverinë serbe per shume dobesi.

Christopher Hill mund të ketë punuar pas perdes, por, ndryshe nga shumë ambasadorë, ai ishte gjithmonë ka qene përballë dhe fliste kur ndodhnin gjëra të rëndësishme në Serbi, sidomos ne lidhje me zgjedhjet e vjedhura nga regjimi I Aleksander Vucicit apo raundet e suksesshme dhe të pasuksesshme të dialogut në Bruksel, riregjistrimi i targave serbe, heqja e dinarit nga perdorimi ne Veri e deri në nënshkrimin e planit të konsultimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Për shkak të marrëdhënies së tij me Vuçiqin, dhe deklaratave për zgjedhjet dhe protestat e opozitës, Hill u bë një urrejtës i opozitës serbe, teksa se fundmi ka marre edhe nje leter te hapur nga kreu i SSP-së, Dragan Đilas I cili I permend atij thashethemet se eshte ne listen e pagave te jashteligjshme te Vucicit.

Megjithatë, duke qenë se edhe kthimi nga ana e Perëndimit nuk është i sigurt në Serbi, Vuçic vendosi Aleksander Vulinin- I shpallur non grata nga SHBA-ja, si valvul e shkarkimit të dashurisë së tij për Rusinë, dhe kur ambasadori Hill të largohet nga posti aktual qe mban, kushdo që do të vijë pas tij do të ketë shumë punë për të ruajtur atë që ai ka arritur, pasi qe presidentit Vucic nuk I zihet edhe shume bese…

Advertisement