Shkrime
Vuçiç, mjeshtër i Magjisë, të gjitha marifetet e Houdinit serb
Nga Aleksandar Dikiç
Në hetimet kirurgjikale thuhet shpesh ‘gjurmoni detajet’, sepse djalli fshihet në detaje, ndaj është e logjikshme që aty ta gjeni edhe presidentin serb Aleksander Vuçic.
Media serbe, para konferencës së fundit për media te tij, u urdhërua që t’i befasojnë publikun me një bombë tymuese dhe se në intervalin prej 72 orësh, ata do të argëtohet me shpalljen e mundshme të okupimit të Kosovës.
Çirakë të kryemagjistarit, filluan të rrisin temperaturën, të recitojnë marshime në kor dhe të thërrasin me vajtime per hakmarrje.
Përveç kësaj, u bene gati edhe preparatet për kirurgjine media-hipnotike qe shërbejnë si instrument diagnostikues ose si trajtim përfundimtar kur pacienti i ndjekur nga mjeku i nenshtrohet zgjedhja përfundimtare e terapisë.
Pushtimi asnjëherë nuk ka qenë opsion (ndoshta është dorëzim, edhe pse vazhdimisht ata bërtasin për të na bindur per të kundërtën), sepse është e pamundur të zgjedhësh flamurin e BE-së për skenografi, dhe pastaj të shpallësh pushtimin e Kosovës.
Nëse do ta bënin këtë, pyetja e parë do të ishte – kush është pushtuesi?
Presidenti Vucic shmangu me shkathtësi kthesën e parë me një goditje të shkathët të gishtave, për të devijuar shikimin e audiencës në drejtimin e gabuar, ndërsa fshihte përgjigjen e saktë poshtë tavolinës.
Shqiptarët e Kosovës nuk mund të jenë pushtues sepse nuk janë palë në konflikt, nuk janë ende shtet I njohur ne OKB, pra nuk janë subjekt ndërkombëtar.
Shtojca e pyetjes do të ishte – a është NATO-ja okupatore, gjegjësisht forca ushtarake qe është e pranishme në territorin e Kosovës?
Ndërsa ai përshkroi në detaje ate qe e quajti ‘brutalitetin që policia e Kosovës ushtron ndaj serbëve të arrestuar, Vuçici i zemëruar shpjegoi se per mosveprimet, nuk eshte faji i pushtetit në Serbi, por i mbrojtësve të Kosoves, pra perëndimorët.
Po a janë ata krijuesit e situatës ekzistuese? Kush e legalizoi kete situatë përmes negociatave? Cili është ai flamur pas jush, Presidenti Vucic?
Nëse këto pyetje do të kombinoheshin në një, përgjigja që do të ishte logjike dhe e saktë do të nënkuptonte një lak politik dhe vetëvrasje të tmerrshme e regjimit ne Serbi.
Kur magjia pushoi, shfaqja mbaroi, Kosova është e pushtuar, pushtuesit janë fuqitë perëndimore. Shpallja e okupimit do të nënkuptonte thirrje për rezistencë ndaj okupatorit, si nga serbët e Kosovës ashtu edhe nga të gjitha institucionet shtetërore të republikës.
Magjia vazhdon sipas recetës së mëposhtme – Edhe Serbia është nën një model të ngjashëm pushtimi, vetëm pa trupa të huaja por me nje qeveri dhe regjim antipopullor, kurse Kosova, të dy entitetet jane në biberonin e pushtimit nga BE dhe nën ombrellën e NATO-s.
Natyrisht, Houdini mjeshter I magjise nuk mungoi të akuzojë paraardhësit e tij (dhe harroi se paraardhësit e tij janë në fakt pasardhësit e tij) se nuk kanë bërë asgjë ose nëse kanë bërë, e kanë bërë gabim. Ai u ankua se nuk ka zgjidhje të mirë dhe konsensuale për Kosovën dhe se partitë racionale do ta pranojnë, ndërsa të gjithë të tjerët do ta akuzojnë.
I kryqëzuar në ekranin e televizorit, ai u perpoq të ngjallë jo vetëm keqardhje tek serbët e zakonshëm, por edhe te te gjithe ata që i kane mbijetuar ferrit në tokë me shpresen se do fitojne parajsen.
Me fjalet e tij vërtetë magjike, ai u tha njerezve se nuk ka nevojë për zgjedhje, nuk ka nevoje per opozitë, nuk ka nevojë për protesta, nuk ka nevojë për kushtetutë, ligj, institucione.
Dhe duke mermeritur e nenqeshur Vucic deklaroi: Kur te vendos te largohem, do të zhdukem në një re tymi si të gjithë magjistarët dhe do t’ju lë pas epokën e artë sepse ju premtova parajsën në Serbinë qiellore. Atëherë do thoni per mua: Zoti vdiq kot.