Connect with us

Kosova

Eksperti austriak ‘trondit’ Serbinë, jep një parashikim të mirë: Kosova do jetë fituesja e madhe

Çështja e tërheqjes ose jo e një letre që Serbia, më saktësisht kryeministrja Ana Brnabiq i kishte dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister.Ende nuk dihet saktë nëse është tërhequr apo jokjo letër, pasi ka pasur deklarata kundërthënëse kohët e fundit.

E në lidhje me këtë temë, ka folur eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Si fillim, ai tha se ajo letër është e parëndësishme, siç janë të parëndësishme Brnabiq dhe Serbia.

Sipas tij, rëndësi për Kosovën ka fitorja e Ukrainës, teksa paralajmëroi se disa vendime tani janë vendosur në favor të Kosovës.

“Vendimet kryesore në BE me Ursula von der Leyen dhe veçanërisht Kaja Kallas tashmë janë vendosur në favor të Kosovës dhe Ukrainës. Së shpejti SHBA do të pasojë me një fitore të qartë të Kamala Harris” – deklaroi eksperti austriak

Krahas kësaj, Fehlinger u shpre letra e Brnabiqit nuk ka shumë rëndësi, pasi me humbjen e Rusisë, Serbinë e pret një krizë e madhe. Madje ai potencoi se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, do përballet me izolim nga ndërkombëtarët.

“Pra, çfarë rëndësie ka një letër e Brnabiqit?Sapo leva e Serbisë si furnizuese e municioneve për Ukrainën të avullojë dhe Rusia të hyjë në krizën e saj të ardhshme të madhe, kukullat e Serbisë pro Putinit në Beograd do të bien.Serbia duhet të pranojë njohjen e Kosovës si fakt ose do të përballet me izolimin dhe pezullimin e të gjithë mbështetjes apo shpresës së BE-së për anëtarësim”- nënvizoi Fehlinger

Ndër të tjera, gjithashtu ai parashikoi ndryshime pozitive pas një muaji, teksa tha se Kosova do jetë fituesja e madhe.

 

“Kosova duhet të marrë statusin e kandidatit në BE tani, si dhe tre aleatët e NATO-s, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të integrohen në BE deri në vitin 2029. Dhe askujt nuk do t’i interesohet me për letrën e Brnabiqit.Prisni edhe një muaj dhe ndryshimi do të vijë dhe Kosova do të jetë fituesja e madhe” – potensoi Gunther Fehlinger.

Advertisement