Kosova
Në Serbi, Banjska përkujtohet si akt heroik, Vuçiç do të ruhet urrejtja për konfliktet e ardhshme
Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka shpërndarë një stendë përmes së cilës në Serbi po përkujtohet sulmi i para një viti në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’” – ka shkruar ai në një postim në “X” duke shtuar: – “Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: te ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”
Sot u bë një vit prej kur paramilitarët serbë e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Krerët e shtetit në Kosovë thonë edhe bashkësia ndërkombëtare e di se sulmi u bë me urdhër politik të Aleksandar Vuçiqit.